Flet pronari i “Besa trans”, autobusit të tragjedisë: Nuk e di si ka ndodhur rasti

Pronari i kompanisë turistike “Besa trans” në një bisedë telefonike për TV21, ka ngushëlluar të gjithë familjarët viktimat.

Advertisements

Në fjalën e tij ai ka thënë se nuk e di se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë tragjedi me 45 viktima dhe thekson se ai gjendet në vendin e ngjarjes që në orën 3 të mëngjesit.

“Nuk e di se si ka ndodhur rasti. Që nga ora 3 e mëngjesit jam në vend të ngjarjes për të marr informacione nga institucionet bullgare, por deri më tani ende nuk dihen shkaqet”, tha ai.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgari, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë.

Në aksident jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë, shkruan TV21.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Të desha si vëlla”/ Këngëtarja shqiptare humb të afërmit në aksidentin tragjik
Artikulli tjetër“Kjo sëmundje ka prekur shumë persona në gjithë vendin prej javësh”- Mjeku infeksionist tregon simptomat dhe çfarë duhet pasur kujdes