Vajza 14-vjeçare, “molla e sherrit” që shkaktoi krimin e rëndë që ndodhi të shtunën në Elbasan, ku humbi jetën Florenc Kovaçi tregon për emisionin “Shqipëria Live” se është përdorur për shpërndarjen e lëndës narkotike për 1 vit e gjysmë.
Advertisements
Ajo gjithashtu tha se, Mikelin e kishte më shumë se shok, por miqtë e dy vëllezërve e kanë shfrytëzuar për 1 vit.
E mitura tregon se i kishte treguar familjes rreth të gjithë gjërave, por pranon se i kishte kthyer shpinën atyre.
Advertisements
“E kapi vëllai im nga kraharori. Unë e kapa dhe e tërhoqa. Florencin e kisha shok, kurse me Mikelin isha më ndryshe, isha më shumë se shokë. Kam shpërndarë lëndë narkotike për 1 vit e gjysmë. Ma jepnin dy vëllezërit dhe disa persona të tjerë që më kanë shoqëruar.
Pjesë e shfrytëzimit ka qenë, më kanë shfrytëzuar për 1 vit të gjithë personat që Mikeli dhe Florenci i quanin shokë dhe ishin konsumator të lëndëve narkotike. Kam folur dhe me familjen time, por isha treguar aq budallaqe sepse i ktheva shpinën familjes”, tha ajo
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!