Kati i pestë i një pallati është përfshirë nga flakët. Ngjarja është regjistruar në rrugën “Kongresi i Përmetit” në Tiranës.
Advertisements
Sipas informacioneve nga policia bëhet me dije janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Advertisements
Ndërkohë në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve të pallatit.
Tiranë/ Informacion paraprak
Me datë 15.11.2021, në rrugën “Kongresi i Përmetit”, ka rënë zjarr në katin e pestë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjehershëm të banorëve të pallatit.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga Grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!