Familjarët e Mateos Vasiut, 8-vjeçarit, i cili u vra dhe më pas u gropos nga Klodian Çalamani janë duke zhvilluar një protestë në burgun e Vlorës.
Advertisements
Advertisements
Familjarët ndodhet në burgun e Vlorës, aty ku ndodhet në paraburgim autori Klodian Çalamani.
Ata kërkojnë drejtësi për 8-vjeçarin dhe duan që autori të vritet, teksa në duar të mbajnë edhe pankarta ku shkruhet “Duam drejtësi”, “të varet autori”.
Ndërsa nëna e Mateos, para medias është shprehur se kërkon të di se përse ia vrau djalin.
Para burgut kanë mbërritur edhe forcat e “Shqiponjës” për të bërë të mundur qetësimin e situatës.
Kujtojmë që pak ditë më parë Klodian Çalamani duke gënjyer mori në banesë 8-vjeçarin, të cilin e vrau duke e goditur në kokë me kazmë dhe më pas e groposi para oborrit të tij.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!