“Është shkrirë llamarina”! Flet dëshmitari i tragjedisë së Bullgarisë

Ngjarja e rëndë aksidentale e ndodhur në Bullgari, ku si pasojë e zjarrit të rënë në një autobus të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën 45 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë.

Advertisements

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Rajonale të Pernikut, Vasko Pirgov, në një deklaratë për mediat ka theksuar se një ndër shkaqet e aksidentit të tmerrshëm mund të ketë qenë shpejtësia jashtë normave të lejuara të shoferit.

Ai thekson ndër të tjera se pamjet ishin të frikshme, pasi nga zjarri ishin shkrumbuar edhe llamarinat.

Advertisements

“Pamja është e frikshme, ata u hodhën nga dritarja e pasme e djathtë e autobusit”, ka thënë ai.

Sipas tij, mjeti është ndalur në një pikë karburanti, e cila është vetëm 20 minuta larg vendit të ngjarjes dhe është e pamundur që shoferi të ketë qenë në gjumë.

Sipas Pirgov, shoferi mund të ketë gabuar në lëvizje pasi ka kaluar në korsinë e djathtë në zonën e e një shatërvani buzë rrugës.

“Autobusi dyshohet se ka goditur një gomë të përparme djathtas në një pengesë në rrugë, pasi në atë vend nuk ka as vendndalim”, është shprehur ai.

Ndër të tjera ka dëshmuar se zjarri ka nisur në pjesën e përparme të autobusit, dhe në raportin paraprak të policisë, në gomat rezervë të tij kishte tuba vaji.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Hyeda zemër, ke qenë gjithnjë…”. Moderatori i njohur i shokuar nga lajmi tragjik, shpërthen në lot, poston foton e dhimbshme
Artikulli tjetërDetaji i dhimbshëm nga aksidenti me 45 viktima, nëna me dy fëmijët të mbështjellë në krahë është gjetur e djegur para derës së autobusit