Emigrantët varen poshtë kamionit në Greqi për t’i shpëtuar policisë, qeni iu bën ‘gjëmën’

Aksidenti tragjik i sotëm në autostradën Egnatia me shtatë refugjatë të vdekur dhe 8 të plagosur ka rikthyer edhe njëherë problemin me emigrantët, të cilët me çdo mjet e mënyrë, qoftë edhe duke rrezikuar jetën, tentojnë të futen në brendësi të territorit grek sapo kalojnë kufirin.

Advertisements

Advertisements

Në videon ekskluzive te televizionit shtetëror ERT3 emigrantët duket se po udhëtojnë të kacavjerrur poshtë një kamioni pranë një pike karburanti në afërsi të Verias.

Ata i ka zbuluar qeni i pronarit të karburantit që lehte fuqishëm kur kamioni kishte ndaluar për tu furnizuar me naftë. Siç duket në pamjet e videos nga kamera e sigurisë, qeni vazhdon të lehë pa ndërprerje derisa dy emigrant, të cilat siç shihet, mbahen nën kamionin që udhëtonte duke rrezikuar jetën, dalin nga poshtë automjetit dhe largohen duke vrapuar. Të habitur, punonjësit e karburantit nuk kanë kohë të reagojnë.

Ky është vetëm një nga qindra rastet kur emigrantët që hyjnë ilegalisht në Greqi rrezikojnë vetë jetën për të kaluar nëpërmjet Greqisë drejt vendeve te Europës qendrore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit/ Ngjarje tragjike në Vlorë, fëmija 3-vjeç pret veten në qafë dhe humb jetën! Çfarë po ndodh në Shqipëri?
Artikulli tjetërËshtë përhapur në çerdhe dhe kopshte, ky është virusi që po prek fëmijet dhe cilat janë simptomat