E trishtë/ Çifti shqiptar humb jetën në aksidentin tragjik në Bullgari, bashkë dhe në botën tjetër…

Dy prej viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari sot janë çifti shqiptar Gazmend Ukali me të fejuarën Albina Beluli.

Advertisements

Gazmend Ukali, festoi ditëlindjen e tij të 27-të dhe të fundit me 23-vjeçaren Albina Beluli, në Stamboll, para se të përfshiheshin në aksidentin tragjik që u mori jetën teksa po ktheheshin të relaksuar nga pushimet.

Advertisements

Gazmendi nga Kërçova dhe Albina nga Tetova ishin në mesin e 46 viktimave të konfirmuara nga aksidenti.

Gazmendi ishte pjesë e zyrës së kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ndërsa ishte ky i fundit i cili e konfirmoi vdekjen e të riut, duke shprehur edhe keqardhjen e thellë për këtë tragjedi të madhe.

Ukali ishte anëtar i Këshillit Rinor të Komunës së Kërçovës në vitin 2015.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Theva xhamin dhe dola bashkë me të fejuarën”/ Lulzim Sulejmani tregon sekondat e ferrit: “Në fillim përplasje, tym, britma…”
Artikulli tjetërKapen në flagrancë dy personat që shfrytëzonin se*sualisht 13 vjeçaren në Sarandë