E rëndë në qytetin shqiptar/ Burri e dhunoi fizikisht, gruaja tenton të vetëvritet me thikë

Foto ilustruese-Policia

Mbrëmjen e djeshme në Maliq të Korçës një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasi një shtetase 22 vjeçare tentoi të vetëvritet me thikë. Pas hetimeve, rezultoi se shtetasja E.R kishte rënë pre e dhunës fizike të ushtruar nga bashkëshorti i saj 34 vjeçar me inicialet E.R.

Advertisements

Menjëherë agresori u vu në prangat e policisë. Ndërsa 22 vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Korçës.

Njoftimi i Plotë:

Advertisements

Maliq

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas tentoi të vetëvritej, vihet në pranga 34-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Orman, Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit E. R., 34 vjeç, banues në këtë fshat.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se ky shtetas në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij shtetases E. R., 22 vjeçe, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të vetëvritet me thikë dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Fute plakën brenda se u bën magji fëmijëve”/ Plas sherri mes grave në Tiranë
Artikulli tjetërFamiljarët e Mateos kërkojnë drejtësi, protestë para burgut të Vlorës! Kërkojnë që Klodian Çalamani të vritet (video)