E pëson keq Andin Lokaj, ofendoi rëndë shqiptarët pas ndeshjes Kosovë-Shqipëri

Komentatori, Andin Lokaj i Radiotelevizionit publik të Kosovës po procedohet nga ana e strukturave drejtuese të këtij institucioni pas komenteve fyese ndaj Kombëtares U21 të Shqipërisë në ndeshjen e zhvilluar të martën ndaj të rinjve të Kosovës.

Advertisements

Lokaj, njëri prej komentatorëve sportiv kryesor të RTK, shkaktoi polemika të martën në mbrëmje pas fitores së Kosovës U21 2:1 ndaj Shqipërisë U21 në një ndeshje kualifikuese për Euro U21. Ai ofendoi ekipin Kuqezi duke thënë se “kur kosovarët kanë luajtur futboll, Kuqezinjtë shihnin peshqit me dylbi”.

Ngadhnjim Kastrati, drejtori i përgjithshëm i RTK-së, njoftoi se televizioni publik ka hapur procedurë disiplinore ndaj Lokajt.

Advertisements

“Lidhur me rastin e deklarimeve publike të komentatorit Andin Lokaj, RTK njofton se do të veprojë në përputhje me Standardet Profesionale të RTK-se dhe Rregullores për Përgjegjësitë materiale dhe disiplinore. Ju bej me dije se tani kanë filluar procedurat në lidhje me këtë rast”, shkroi ai në Facebook.

Komentet e Lokaj nxitën reagime. Plisat, grupi i tifozëve ultras të Prishtinës dhe Kombëtares shqiptare e shpallën person të padëshirueshëm në kryeqytetin kosovar. Po ashtu, ish-kapiteni dhe legjenda e Shqipërisë, Lorik Cana e quajti palaço Lokajn në një reagim të bërë përmes Instagramit.

Mbrëmjen e së martës, Kosova fitoi 2-1 ndaj Shqipërisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro2023 për Shpresat.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Nesër dita e madhe, i kam sytë xixa!’/ Zbardhen përgjime të reja nga dosja ‘Taçi’, milionat që do t’iu ndaheshin ministrave
Artikulli tjetërBurri shqiptar lë shtatzanë vajzën 19-vjeçare, babai i saj shkon në punë për t’i marrë jetën