E pazankontë/ Kostum e kollare dhe me këmbët e futura në ujë, ministri mban fjalimin në formën më të çuditshme (FOTO)

Ministri i Jashtëm i Tuvalut, një shtet i formuar nga një grup ishujsh në Paqësor, mbajti një fjalim i zhytur në ujë deri në gjunjë, për të theksuar idenë që vendi i tij është në vijën e parë të luftës kundër ndryshimeve klimatike.

Advertisements

Simon Kofe doli në një lidhje live nga vendi i tij për të folur në samitin e klimës në Glasgou, i veshur me kostum dhe kollare, por me këmbët të futura në ujë, për të nxjerrë në pah rritjen e nivelit të detit në vendin e tij.

Advertisements

“Kjo është situata reale me të cilën përballet Tuvalu për shkak të impaktit të ndryshimeve klimatike”, tha Kofe në videomesazhin e tij.

Gjatë samitit të klimës shumë shtete që konsiderohen edhe si ndotësit më të mëdhenj janë zotuar të ulin nivelet e emetimit të gazrave të dëmshëm deri në vitin 2050. Por udhëheqësit e vendeve të Paqësorit kanë kërkuar të merren masa edhe më drastike duke theksuar se nga kjo varet mbijetesa e shteteve të tyre.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRrjeti social “Tik Tok” i shpëton jetën 16 vjeçares së humbur, ja çfarë ndodhi me të
Artikulli tjetërGruaja shqiptare shkatërroi organizatën e pro*titucionit, e zhgënjyer nga mungesa e mbështetjes nga shteti italian vendos të hidhet nga ura