E lë edhe burri i tretë! Sapo mësoi që kishte dy fëmijë, i dashuri i heq unazën nga gishti të resë nga Durrësi që braktisi familjen

I pari i vdiq, i dyti e rrihte, i treti e braktis…

Advertisements

Areta Çauli 26 vjeçe nga Durrësi, e cila braktisi familjen për 1 javë për t’u strehuar te familja e të dashurit, ka rrëfyer se i dashuri e ka braktisur kur ka mësuar ekzistencën e dy fëmijëve të saj. Ai i ka thënë të resë se nuk mundet që të vijojnë më tej lidhjen.

‘Ai më tha se ke dy çuna dhe më hoqi unazën. Unë ia dhashë unazën dhe i thashë që fëmijët e mi nuk i hedh poshtë. Ai e mori vesh për djemtë, jo prej meje. Prisnim ato ditë të bënim ceremoni. Ai e mori vesh nga të tjerë që kisha 2 fëmijë. Kemi shkuar në Elbasan dhe më ka kërkuar të blejmë unazën. Unë i kam thënë nënës që jam sëmurë dhe vetëm kaq. Nuk i tregova ku jam. Nuk kisha besim, sepse familja nuk më fliste me gojë. Tani flas me babain e të gjithë të tjerët.

Advertisements

Dje e kam parë babain të përlotur. Sapo kam hyrë në shtëpi ishte vetëm djali i madh dhe më ka kapur në qafë. Kur ka parë më spital foton time djali është sëmurur direkt. E kam vuajtur shumë pjesën që hoqa unazën dhe ia dhashë ish të dashurit. Unë e dua atë. Ai është ne ndjekje nga policia. Ai nuk më pranon për 2 fëmijët dhe për shkak se është në ndjekje nga policia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDonaldi prekje edhe puthje me Beatrix/ Bora Zemani merr vendimin e papritur, ja çfarë bën Atdheu
Artikulli tjetërKomisioni Evropian jep lajmin e keq, përhapja e Omicron nuk mund të parandalohet!