Një 12-vjeçare humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e së dielës në Dropull, pasi shtëpia e familjes Ndriço u përfshi nga flakët.
Advertisements
Zjarri dyshohet se ka nisur në kuzhinën e katit të parë të banesës dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.
Mësohet se në shtëpi ka qenë 49-vjeçari Irakli Ndriço me vajzën e tij. Të dy janë dërguar me urgjencë, por fatkeqësisht e mitura nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Advertisements
Vetëm një vit më parë e ëma e 12-vjeçares kishte treguar për Top Channel vështirësitë që hasnin në kushtet e karantinës.
Top Channel
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!