Një 22-vjeçar është proceduar penalisht dhe ndëshkuar me gjobë nga Policia e Kolonjës, pasi kryente manovra të rrezikshme në rrugë.
Advertisements
I riu me iniciale K. P., 22 vjeç ka publikuar në rrjete sociale një video ku shfaqet duke drejtuar mjetin e tij me shpejtësi tej normave dhe duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë që mund të bëhëj burim aksidenti.
Njoftimi i Policisë:
Advertisements
Kryente manovra të rrezikshme në rrugë, procedohet administrativisht nga Policia.
Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, ku shfaqej një drejtues mjeti që drejtonte mjetin mbi normat e lejuara të shpejtësisë, kryente manovra të rrezikshme duke u kthyer në burim aksidenti dhe rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës, në qendër të banuar, në qytetin e Ersekës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë bënë të mundur identifikimin e tij, shoqërimin në Komisariat dhe bllokimin e automjetit.
Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore pranë DVP Korçë e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit, shtetasin K. P., 22 vjeç, me masën administrativë 20.000 lekë, në bazë të nenit 139 “Shpejtësia”, të Kodit Rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë dhe të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!