Fundi i Nëntorit ka sjellë Dimrin e vërtetë në vend. Shqipëria është mbërthyer nga moti i keq, me reshje shiu, dëbore dhe stuhi ere.
Advertisements
Lëpusha është zgjuar me dëborë, trashësia e se cilës ka kaluar 15 centimetra, por fatmirësisht akset rrugore janë të kalueshme.
Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar problem në disa akse rrugore. ARRSH njofton se në disa rrugë ka pasur rënie gurësh, drurë, materiale dhe inerte. Kontraktorët po punojnë për pastrimin e tyre, por deri tani nuk ka rrugë të bllokuara.
Advertisements
Problematike është situata edhe ne qarkun e Elbasanit. Reshjet e dendura te shiut dhe era e forte ka shkaktuar probleme ne furnizimin me energji elektrike. Disa ne disa akse rrugore ka patur rrëshqitje gurësh por qarkullimi ka vijuar normalisht.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!