Pas shumë ditësh pa fatalitete, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi më 19 nëntor se në Kosovë se ka regjistruar një humbje jete me koronavirus dhe shtatë raste të reja me COVID-19.
Advertisements
Rastet e reja dolën pas testimit të 1,324 mostrave, që i bie se 0.52 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me sëmundjen COVID-19.
Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 26 personave, ndërkaq raste aktive janë 380. Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 1,748 doza të vaksinës.
Advertisements
Që prej fillimit të fushatës së imunizimit në fund të muajit mars, në Kosovë janë vaksinuar me dy doza 754,429 persona, ndërkaq një dozë kanë marrë 848,452 qytetarë.
Në Kosovë, të drejtë për t’u vaksinuar kundër koronavirusit kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ata mund të zgjedhin ndërmjet vaksinës së kompanisë, AstraZeneca apo të Pfizer/BioNTech.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!