Një tragjedi e rëndë u raportua në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ku autobus me turstë shpërtheu në flakë ku si pasojë kanë humbur jetën 45 persona.
Advertisements
Të tjera detaje të rënda janë zbardhur, bëhet me dije se para derës së mesme të autobusit që u dogj në Bullgari, është gjetur e djegur nëna me dy fëmijët në krahë, me siguri binjakë, thonë autoritetet për gazetën “24 çasa”.
Hetuesit janë duke kontrolluar për karburant shtesë, benzinë, sepse nafta është e vështirë të shpërthejë dhe autobusi ishte me naftë. Një nga të mbijetuarit i ka thënë kryeministrit maqedonas se ishin zgjuar nga një shpërthim i fuqishëm.
Advertisements
45 persona u dogjën të gjallë në autobusin në autostradën e Strumës, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ata janë maqedonas, kryesisht nga Shkupi.
Mediat bullgare raportojnë se një copë gomë është gjetur përpara vendit të përplasjes. Dyshimet e para se janë shoferi ka humbur kontrollin e mjetit, është përplasur me një bordurë dhe më pas autobusi ka shpërthyer në flakë. Për pasojë humbën jetën 45 persona, ndërsa 7 të mbijetuarit dolën nga dritaret.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!