Detaje të tjera nga ngjarja në Tiranë/ Një person qëlloi me thikë 2 shoferë të furgonave me nxënës, më pas…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë ku kanë mbetur të plagosur me thikë dy persona.

Advertisements

Burime bëjnë me dije se dy personat e pla gosur janë shoferë të furgonave të nxënësve, dhe sherri ka nisur për shkak të bllokimit të rrugës.

Një person ende i paidentifikuar ka që lluar me th ikë shtetasit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç (drejtues mjeti te furgonit te shkolles) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Advertisements

E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të fëmijëve të mitur, të cilët po prisnin që të ktheheshin nga shkollat për në banesat e tyre.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, dhe kapjen e autorit të pla gosjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:35, në rrugën “Qemal Stafa”, dyshohet se për shkak të bllokimit të rrugës, një shtetas ende i paidentifikuar qe qarkullonte me nje automjet ka goditur dyshohet me mjet prerës shtetasit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç (drejtues mjeti te furgonit te shkolles) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Përkeqësohet gjendja nga Covid në Kosovë, ja sa raste të reja dhe humbje jete u regjistruan në 24 orë
Artikulli tjetër“Erdogani ndërroi jetë?” Thashethemi që po trazon Turqinë! Ndiqen penalisht 30 persona