Detaje të rënda/ 13-vjeçari shqiptar u gjet i varur me litar në dhomë, shoku: Po bënte video për “Tik-Tok”

13 vjecari nga Golemi i Lushnjes, i cili u gjet i vetëvarur në dhomë nga familjarët e tij dyshohet se ka humbur jetën për shkak të një video në Tik Tok.

Advertisements

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, shokët e tij të klasës kanë treguar se adoleshenti ka qenë përdorues i rrjeteve sociale dhe një nga dyshimet për vdekjen e tij lidhet me realizimin e një videoje.

Jashtë kamerës, një nga shokët e 13-vjeçarit tregon se ka hipur në karrige, ka lidhur një spango në qafë dhe ka lëshuar karrigen. Sipas tij, thika nuk ka arritur të presë spangon e lidhur në qafë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Advertisements

Shokët e klasës dhe prindërit janë të tronditur nga kjo ngjarje dhe kërkojnë mbylljen e këtyre rrjeteve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE kishin transportuar kudo në Europë/ Policia arreston 6 persona, tregtonin mishin e kalit duke e shitur si mish viçi
Artikulli tjetërQëllon me gurë dhe hipën në kangjella, momenti kur një prej familjareve të Mateos tenton që të hyjë në burgun e Vlorës (VIDEO)