“Pyet balonën tabake”, ironia e Ramës revolton Bashën: Matu mirë kur fyen zonjat e PD!(REPLIKAT)

Debate në sallën e parlamentit gjatë replikave mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha për buxhetin e vitit 2022.

Advertisements

Rama ka thënë se shifrat që Basha i ka përdorur për të akuzuar qeverinë për projekt-buxhetin janë të pasakta. Ai e sfidoi Bashën për njohuritë e tij mbi ekonominë në rajon, teksa thumboi edhe deputeten Jorida Tabaku, çka s’u prit mirë nga deputetët opozitarë.

Rama: Sa e ka Serbia TVSH-në, ti që e di këtu hajde thuaj. Sa e ka Maqedonia, hajde thuaje këtu, sa e ka TVSH-në. Ti që di Kosovëm hajde thuaje këtu sa e ka. Ose pyet atë që ke në krah se t’i thotë shifrat, se ti je si balonë tabake. Balona tabake është më e mirë, se ka dhe balonë tarake. Nuk kam punë me mbiemrat unë. Hajde thuaj këtu sa e ka TVSH-në. Mos më ndërprisni, asnjë problem etik nuk ka këtu. Balonat janë objekte që kemi luajtur kur kemi qenë të vegjël. Nëse ju e merrni për persona, unë s’kam gjë me personat.

Advertisements

Ndërsa kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka dalë në mbrojtje Tabakut, duke thënë se është doktore shkencash, ndërkohë që “Rama bridhte rrugëve të Parisit”.

Basha: Zonja drejtuese dua t’ju them se standardet e dyfishta në këtë sallë nuk duhet të aplikohen. Është e disajta herë që ky fyen. Por kë fyen dhe kush fyen. Zonja të cilës i referohesh është doktore shkencash kur ti bridhje rrugëve të Parisit. Kujdes kur matesh me ne, se ta ka thënë paraardhësi yt. Jemi gjeneratë tjerër që vijmë nga universitetet më të mira. Nuk vijmë nga lumi i Senës. Gropa e Hajdin Sejdisë është simboli yt. Ndaj mati mirë krahasimet. Se i ke hip kalit lart me vota të vjedhura dhe çfarë të duket. Kështu që mati mirë fjalët kur i drejtohesh zonjave të PD. Fjalorin ruaje për shtëpinë tënde, nëse me këtë edukatë je rritur apo rrit fëmijët e tu. Ti je bosh, je një hiç. Kjo është edhe taksa që paguan një shoqëri që nuk di të ndahet nga e kaluara.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHistorike! Këngëtari shqiptar merr çmimin e madh në “MTV Europe Music Awards”
Artikulli tjetër“Mos hiqni dorë nga dashuria e tyre”, njihuni me 5 shenjat që dashurojnë përgjithmonë