Një diskutim mes këngëtares Semi Jaupaj dhe Donald Veshajt ditën e djeshme në “Big Brother Vip”, ka revoltuar aktorin.
Advertisements
I pyetur nga Meridiani për marrëdhënien me Bora Zemanin, Donaldi deklaroi se aktualisht nuk është në një lidhje, dhe nuk mund të etiketohet si i dashuri i saj.
Advertisements
Kjo deklaratë duket se ka revoltuar këngëtaren Semi Jaupaj e cila iu kthye aktorit duke i thënë se nuk mund të flasë në këtë mënyrë, sidomos pas puthjes që shkëmbyen disa javë më parë Donaldi dhe Bora.
Reagimi i këngëtares duket se ka përlotur aktorin Donald Veshaj i cili tha se Bora nuk është konkurrente e Big Brother Vip dhe nuk ka pse të përfshihet në diskutime.
“Unë kam bërë shumë për njerëzit, ndërsa asnjë nuk bëri kurrë një gjë për mua. Nuk më ka pyetur askush nëse jam mirë apo jo. Dua thjesht të më lënë të qetë me jetën time. Po kalohen limitet këtu. Bora është një person që nuk është prezent këtu dhe nuk ka pse të përfshihet fare në diskutime” – u shpreh aktori.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!