Dalin detajet e rënda nga ekzekutimi i Xhelal Reçit/ “Përse e shikon këtë femrën”, konflikti nisi 3 vite më parë! Djali i tij sherr me… (FOTO)

Ky është Besnik Reçi, djali i Xhelal Reçit ish-efektivit të rrugores që u ekzekutua këtë të Hënë në Laç.
Ngjarja e sotme dyshohet të këtë ardhur si pasojë e sherreve të djemve të tij, kryesisht Besnikut. Fax News mëson se 3 vite më parë, dy djemtë e tij dhe vetë Xhelali kanë qenë shënjestër e një atentati në hyrje të lokalit të tyre në Kurbin.

Advertisements

Fatmirësisht arritën të shpëtonin, ndërsa dyshohet se kjo erdhi pas një sherri me persona që kishin lidhje me një grup të njohur kriminal në zonën e Kurbinit. Sherri kishte nisur për motive banale (për femër “pse e shikon”). Familja Reçi kishte bërë negocim me anëtarët e këtij grupi dhe gjërat ishin pajtuar mes tyre. 13 vite më parë Besnik Reçi ka qenë sërish shënjestër e një atentati dhe rezulton sulmi i parë ndaj tij.

Advertisements

Ai ndodhi mes tij dhe disa personave që jetonin në fshatin periferik në Gjormë duke agravuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Prej pak më tepër se një viti Besnik Reçi qarkullonte jo si normalidht në zonën e Kurbinit e kjo që pas atentatit të bujshëm në aksin Shëngjin-Shkodër. Madje ai ka tentuar të ndërtojë jetën e tij së fundmi në një vend të Bashkimit Europian pasi hesapet e të shkuarës nuk e linin të qetë.

Dy persona e ndiqnin me një motorçikletë makinën me të cilën udhëtonte i riu me fëmijën dhe bashkëshorten e tij. Sherret e të birit dyshohet të jetë shkak kryesor i ekzekutimit të Xhelal Reçit, biznesmen i njohur në Kurbin. Të njohur i thanë Fax News se viktima e ka nisur bashkë me vëllezërit e tij, aktivitetin tregtar duke marrë kredi dhe se nuk rezoltojnë persona problematik në qytet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE pazakontë/ Të rinjtë heqin flamurin kombëtar nga ambasada e Shqipërisë në Beograd (fotot)
Artikulli tjetërÇmimi i naftës shkon në stratosferë, ja sa shitet një litër tani