“Ça ke shpirt, mërzitesh për Donaldin?”/ Semi përlotet pas spektaklit, Monika bën veprimin që nuk pritej ndaj saj (VIDEO)

Nëse e keni ndjekur “Big Brother VIP Albania” me siguri nuk e keni harruar “lojën” e shumëpërfolur të Fifit e Monikës, që shkaktuan debate e zënka të kota mes tyre. Mirëpo, Semi u prek shumë, madje përjetoi dy herë kriza paniku, e që atëherë marrëdhënia e Monikës me këngëtaren nuk ishte më njësoj. Kujtojmë, që aktorja tha madje se Semi nuk është artiste, e se nëse kishte më shumë se 5 këngë, priste kokën.

Advertisements

Por mesa duket vajzat kanë lënë pas debatet e hatërmbetjet! Pas spektaklit të mbrëmshëm, Semi është ndjerë keq dhe ka nisur të qajë, mirëpo siç shihet në videot e publikuara në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në Instagram, është Monika ajo që i qëndron pranë. “Ça ke shpirt?”, dëgjohet t’i thotë aktorja, teksa përpiqet ta qetësojë, madje i kërkon edhe një këshillë për situatën e saj me Iglin. “Mërzitesh për Donaldin? Ai e di se kush je ti, të njeh shumë mirë”, shton ajo, ndonëse nuk e dimë arsyen pse Semi është përlotur.

Kujtojmë që “loja e ninxhave” gjatë javës, ka sjellë edhe debatin e parë mes Semit dhe Donaldit që deri tani kanë qenë shumë të afërt dhe shpesh janë konsideruar si aleatë në lojë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nuk ka pasur as borxhe, asnjë lloj gjëje”- Si u gjet i pajetë biznesmeni, ishte hedhur në humnerë dhe…
Artikulli tjetërPritej! Pajtohen përfundimisht Donaldi dhe Bora, kjo e fundit poston foton