Se*s dhe pr*stitucion me 13-vjeçaren, arrestohen kryeinspektori e tutori në Sarandë

SARANDË- Një tjetër skandal se*sual ka ndodhur në Sarandë, ku një 13-vjeçare është abuzuar se*sualisht nga oficeri i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë. Pas një hetimi një mujor nga prokuroria e Sarandës policia ka vënë në pranga punonjësin e policisë Petraq Rako, 63 vjeç dhe bashkëpunëtorin e tij Stefan Koloi 62 vjeç.

Advertisements

Të dy autorët janë arrestuar në flagrancë në vendin e siguruar nga Stefan Koloi, ku shfrytëzonte për pr*stitucion të miturën 13-vjeçare. Policia ka sekuestruar 2 automjete, 4 aparate celularë, një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Në funksion të procedimit penal të vitit 2021 të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, mbi bazën e akteve referuese të Komisariatit të Policisë Sarandë, pasi gjatë hetimeve në kuadër të këtij procedimi penal kanë dalë të dhëna për implikim të një punonjësi policie, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me SHÇBA, më datë 18.11.2021 është finalizuar me sukses Operacioni “Shfrytëzuesit”, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit: • Kryeinspektor P. R., 63 vjeç, punonjës policie Trup Shërbimi në PKK Rrips; • S.K., 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol. Pas një hetimi një mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, pasi shtetasi S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L.H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambjent për shfrytëzimin e pro*titucionit të kësaj shtetaseje. Punonjësi i policisë P.R. është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie se*suale me shtetasen e mitur në ambjentet e përshtatura nga shtetasi S.K.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 2 automjete;
– 4 aparate celularë;
– një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kr iminale
– është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet proceduriale të arrestimit në flagrancë të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Pro*titucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për pro*titucion”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTola e Përputhen flet për herë të parë: Kam një vajzë 4 vjeçe
Artikulli tjetërTragjike/ Rrëzohet nga kati 11-të i ndërtesës, humb jetën studentja 19-vjeçare