Berisha “zbulon” bisedën: Basha i thoshte ambasadores “flasim jashtë se më ka vënë Saliu përgjues”

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron kreun e PD Lulzim Basha, duke thënë se do t’i nxjerrë pabesi të turpshme që ai ka bërë.

Advertisements

Gjatë foltores me gratë demokrate, Berisha tha se ka dijeni edhe për paranojën që Basha kishte, pasi mendonte se ishte nën përgjim nga ai.

“Burime tërësisht amerikane më thonë mua se ky i thoshte ambasadores të dalim nga zyra dhe të flasim jashtë se më ka fut Sali Berisha përgjues në zyrë mua”, u shpreh Berisha.

Advertisements

Berisha gjithashtu tha se në një të ardhme planifikon të vendosë në Tiranë shtatoret e dy presidentëve amerikanë, George Bush dhe Bill Clinton.

“I vumë një shtatore madhështore Woodroë Wilson që ndaloi coptimin e mëtejshëm të Shqipërisë, të njëjtën gjë do bëjmë me Xhorxh Bushin dhe Bill Klinton për pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVrasja e Matias, daja shqiptar hyn në spital për të vrarë babanë e tij
Artikulli tjetërBerisha kërkon të dorëhiqen zyrtarët e lartë të PD: Të ikin sa më parë nënkryetarët e sekretarët