Ish-kryeministri Sali Berisha ka këruar që nënkryetarët dhe sekretarët e PD-së, përfshi edhe sekretarin e përgjithshëm, të japin dorëheqjen.
Advertisements
Berisha tha se asnjë prej tyre nuk është zgjedhur me votë të fshehtë, që është sipas tij, shkelje e statutit.
“Asnjë njeri që nuk është zgjedhur me votë të fshehtë, nuk është zgjedhur me dy kandidatura nuk është i ligjshëm në atë detyrë. Ndaj dhe sot duke shprehur konsideratë për ta, i kërkoj sekretarit të përgjithshëm dhe nënkryetarëve të PD në radhë të parë të japin shembullin duke dhënë dorëheqjen e menjëhershme nga një detyrë e paligjshme që kanë marrë”, u shpreh Berisha.
Advertisements
“Më parë kërkova nga nënkryetarët e PD, dhe sektretari i përgjithshëm e sekretarët e saj që të japin dorëheqjen. E duhet ta bëjnë sa më parë. Nuk është diskonsideratë ime ndaj tyre. Por është raporti i tyre me votën tuaj. Ligji, kushtetuta e partisë thotë se ata duhet të votohen me votë të fshehtë”, tha ish-kryetari i PD, Berisha nga foltorja me gratë demokrate.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!