“Benz-i” përplàset me kamionin në aksin Korçë-Maliq, plàgoset rëndë 1 grua dhe 2 fëmijë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Maliq, ku një kamion është përplasur me një mjet tip “Benz”.

Advertisements

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 të mitur dhe një grua, të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip “Benz”. Ata ajnë nisur menjehëre drejt spitalit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

“Më datë 07.11.2021, rreth orës 22:55, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, Korçë, ka ndodhur një aksident, ku shtetasi A. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur mjetin kamion tip “Volvo”, i cili ishte i parkuar dhe për pasojë kanë marrë lëndime shtetasja D. Sh. dhe dy të mitur, pasagjerë në mjetin tip “Benz”, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit”, njofton policia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 8 Nëntor 2021
Artikulli tjetërI fundit! Shpèrthim me tritòl në një servis celularësh në Tiranë