Basha i përgjigjet “rrufe” Sali Berishës: Sa poshtë ka rënë!

Menjëherë pas fjalës së mbajtur të ish-kryeministrit Sali Berisha në “Foltoren” e rradhës, ka ardhur reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Advertisements

Përmes një postimi në “Twiter” Basha shkruan se sa e trishtueshme është të dëgjosh se sa “poshtë ka rënë Sali Berisha”.

Duke i konsideruar deklaratat e Berishës si “trillime”, ai ka thënë se asnjë e tillë nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale.

Advertisements

“E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale”, shkruan Basha.

Kujtojmë se në “Foltoren” e kësaj të diele lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar Lulzim Bashën, duke thënë se do t’i nxjerrë pabesitë eturpshme që ai ka bërë.

Ai tha se ka dijeni edhe për paranojën që Basha kishte, pasi mendonte se ishte nën përgjim nga ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nëse do të isha ushqim, çfarë do të më quanit?”, Enca nxit reagime me fotot e fundit nga Dubai
Artikulli tjetër“Le ta provojë po të dojë”, avokat Ngjela: Kjo është kërkesa që Serbia i ka bërë Berishës