“Balerin i dështuar”/ ‘Plas’ keq mes Fifit dhe Ilirit: Të dhj**sha turinjtë, kur je e p…

Pasi u dënuan të gjithë për të qëndruar në dhomën e dënimeve, disa prej banorëve patën fatin e mirë që të dilnin për një moment që të festonin në oborrin e shtëpisë.

Advertisements

Duke qenë se Dj PM ishte ai që fitoi një lojë të zhvilluar nga “Vëllai i Madh”, ishte ai që zgjodhi konkurrentët që do të merrnin pjesë në festë, duke lënë në dhomën e dënimit katër të tjerë.

Pas përfundimit të festës, të gjithë u rikthyen në dhomën e dënimit. Por, disa prej tyre u duk se kishin pirë shumë dhe nuk ishin esëll. Njëri nga këta banorë ishte edhe këngëtarja e dashur për publiku, Fifi.

Advertisements

Fifi teksa ndodhej në oborrin e dhomës së dënimit për të konsumuar një cigare së bashku me Sabianin dhe me Ilirin, i tha këtij të fundit se është “balerin i dështuar”, ndërkohë që ai ia ktheu se është një “këngëtare gjysmake”.

Mesa duket ky “debat” i ka ngelur në mendje Ilirit, i cili para se të flinte vendosi ta diskutojë me Sabianin, që është njëkohësisht edhe aleati i tij në lojën në çifte.

Pjesë nga biseda:

Iliri: Ajo është tra-la-la komplet. Të dhje*sha këngët.

Sabiani: Nesër kur t’i dali pija do e mbajë mend. Mos e mbaj mendjen aty.

Iliri: Jo, jo. Thjesht ça njerëzish…

Sabiani: Tani këtu jemi këtu… S’kemi ça bëjmë.

Iliri: Zhgënjimi më i madh është ‘njerëzit’.

Sabiani: Me shaka e ka thënë. Por nuk di çfarë thotë edhe mërzitet.

Iliri: S’kam nevojë për shaka kështu. S’kam punu 40 vjet me ardh me u tall. Ça flet o burri dheut. S’më intereson fare a je i pirë apo esëll. Të më thotë mua ‘balerin i dështuar’. Pu, pu, pu… Me e shkri aty ku është. Se kur je i pirë të dalin disa gjëra. Ato që ka në bark… Në këto momente dalin ca gjëra, mendime, gjëra… S’është hera e parë, e ka ves. Tani ha dhe makarona! Të dhje*sha turinjtë!

Por jo vetëm kaq, pasi edhe kur janë zgjuar mëngjesin e sotëm, Iliri ia ka kujtuar Fifit fjalët që ka thënë për të.

Pjesë nga biseda:

Iliri: Për fjalët që më the jashtë

Fifi: Që ishim duke bërë hajgare përjashta

Iliri: Jo nuk janë hajgare

Fifi: A do me u kap apo e ke kështu vetë. Ti e mban mend se çfarë ke thënë. Që nuk bëhen këto dënim, e ne që jemi dënuar për ty, që kemi rrezikuar të dalim.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit! Zgjidhet drejtori i ri i RTSH-së, ja kush është
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Bie sërish numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë, ja sa humbje jete regjistrohen në 24 orë