Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar, për ngjarjen e shënuar në ish-Bllok, dy javë më parë, ku mbeti i plagosur një 32-vjeçar.
Advertisements
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasit V. S., 44 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarjen me datë 06.11.2021, ku Kridnes Meçollari (i arrestuar menjëherë pas ngjarjes) qëlloi me armë zjarri Ilir Shkurtin, i cili mbeti i plagosur në këmbë.
Advertisements
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit V. S., 44 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarjen me datë 06.11.2021, ku shtetasi K. M., (i arrestuar menjëherë pas ngjarjes) qëlloi me armë zjarri shtetasin I. Sh”njofton policia.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!