Tre të burgosur të tjerë janë izoluar në regjimin e posaçëm 41 bis, duke e cuar në 7 numrin e të denuarve të izoluar në këtë sistem. Burime per Fax News bëjnë me dije se MD ka miratuar kerkesen e SPAK duke derguar në Izolimin 41 bis Redjan Rrajen, Fatmir Pjetrit dhe Aleksander Llanajt.
Advertisements
Nderkohe sipas informacioneve nga struktura antikorrupsion mësohet se në tavolinën e ministrit Ulsi Manja janë edhe 4 kërkesa të tjera të ardhura nga SPAK, për izolimin e personazheve të tjerë. Autoritetet tregohen të rezervuara per emrat e të burgosurve te tjere jane duke u kryer procedurat nese do pranohen apo jo kerkesa per izolimin e tyre.
Advertisements
Vitin e Kaluar, Ministria e Drejtësisë njoftoi nisjen e regjitmit 41-bis në burgjet shqiptare, që do të thotë se të burgorsit me rrezikshmëri të lartë apo që thyejnë rregullat gjatë paraburgosjes ose burgosjes mund të marrin një trajtim më të ashpër e të rëndë përmes këtij regjimi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!