Arbana Osmani e paralajmëron publikisht Donaldin: Ndrysho përndryshe…

Në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ këtë javë nuk kanë munguar debatet, ku protagonist ka qenë Donaldi.

Advertisements

Këto keqkuptime janë shoqëruar shpesh herë me tonë të larta zëri dhe ofendime.

Nuk kanë qenë të paktë dhe banorët që janë shprehur të shqetësuar emocionalisht nga situatat e krijuara.

Advertisements

Disa prej tyre kanë pretenduar se mënyra e komunikimit të Donaldit tejkalon në bullizëm dhe në tension psikologjik.

Në këtë kuadër ka qenë moderatorja Arbana Osmani e cila i drejtoi atij një këshillë dashamirëse.

“Tonet e zërit duhet të kontrollohet, mund të komunikohet edhe pa ofendime. Duhet respektuar çdo person i cili në momente të caktuara ka një rol të caktuar. E di që përfshihesh emocionalisht por duhet të kontrollosh reagimet e tua, përndryshe e di se çfarë ndodh”,- tha Arbana.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTràgjike! Aksident i rëndë, ndërrojne jetë dy vëllezër
Artikulli tjetërNdodh e papritura në Big Brother/ Fifi ndryshon fatin e të nominuarve, “ndërron” Donaldin për…