Lulëzim Sulejmani ishte në mesin e shtatë personave që i mbijetuan aksidentit fatal në Bullgari, e ku 45 shtetas së Maqedonisë së Veriut, kryesisht me orgjinë shqiptare vdiqën.
Advertisements
Sulejmani i cili po merr trajtim në një nga spitalet në Sofje është vizituar sot nga ambasadori i Serbisë në Bullgari, Zeljko Joviç.
Në njoftimin e Ambasadës serbe në Bullgari, thuhet se ai ndihet mirë me shëndet.
Advertisements
“Ndihet mirë, do ta vizitojmë rregullisht”, ka shkruar ai në llogarinë në Tëitter të Ambasadës Serbe në Bullgari, me një fotografi të përbashkët.
45 persona kanë humbur jetën pasi një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut ka marrë flakë në autostradë në Bullgari. Një autobus me 52 persona udhëtonte në autostradën Struma nga Sofja në drejtim të Shkupit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!