Aksidenti tragjik në Bullgari, vjen reagimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shprehur ngushëllime për tragjedinë në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona pasi autobusi me të cilin udhëtonin u rrokullis dhe mori flakë.

Advertisements

Blinken shkruan se zemra e amerikanëve është me populllin e Maqedonisë së Veriut dhe familjet e viktimave, ndërsa u uron shërim të shpejtë të plagosurve.

“DASH dhe Populli amerikan shpreh ngushëllimet tona të thella për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjen tragjike të jetëve në aksidentin e sotëm të autobusit dhe në zjarrin e shtëpisë së të moshuarve. Zemra jonë është për të gjithë ata që janë në zi, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, shkruan Blinken.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Pash vdekjen me sy”/ Ish-konkurrenti i “Për’Puthen” pëson aksident të rëndë, makina bëhet ‘copash’ (PAMJE)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Aksident i rëndë në vend,plagosen shoferët dhe pasagjerja