571 qytetarë afganë që jetojnë në një resort turistik në Durrës, pas evakuimit të tyre nga Afganistani, thonë se po shijojnë paqen dhe lirinë e shtëpisë së tyre të re të përkohshme.
Advertisements
Mohammad Javed Khan, i cili punonte si nëpunës në parlamentin e Afganistanit, kur pyetet se çfarë gjeti në Shqipëri, përgjigja e tij e menjëhershme është “liri”.
“Çdo njeri ka nevojë për liri. Mund të flemë pa frikë. Mund të lëvizim pa frikë pasi askush nuk do të na vrasë, askush nuk do të na marrë vajzat tona, askush nuk do të bëjë sulm vetëvrasës. Pra, ne jemi të lumtur këtu”, thotë Mohammad Javed Khan.
Advertisements
Teksa ai dhe të tjerët presin të marrin një vizë për të emigruar drejt SHBA-së, Khan thotë se shpreson që ai të përfudimisht të jetojë në Kanada, pasi disa familjarë të tij jetojnë në këtë shtet.
“Kryesisht ne do të donim të shkonim në Kanada sepse ka ligje të mira të imigracionit dhe një pjesë e familjes sime jeton në Kanada. Njerëz të tjerë kanë mendime të ndryshme. Disa duan të shkojnë në Gjermani, disa janë duke shkuar në SHBA, disa do të shkojnë në Zvicër”, thotë ai.
Leqa Fahimi, një tjetër banore e resortit tregon për punën e saj në Afganistan.
“Shumica e nxënësve të mi në Afganistan ishin vajza jetime. Gjatë gjithë kohës ne flisnim për të ardhmen, për ëndrrat tona, qëllimet tona”, thotë Leqa Fahimi, ndërsa është e shqetësuar për nxënëset femra që kanë mbetur në Afganistan.
Ndërsa presin të marrin një vizë, të evakuuarit afganë që jetojnë në Shqipëri ndihmojnë stafin e resortit apo organizojnë aktivitete sportive dhe argëtuese për fëmijët./VOA
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!