45 shqiptarë të vdekur, Bujar Osmani: Viktimat në autobus të gjithë moshë e re, shumica nga Shkupi

Pas ngjarjes tragjike në Bullgari ku humbën jetën 45 turistë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, ka ardhur reagimi i ministrit të Jashtëm të këtij vendi Bujar Osmanit. Në konferencë për mediat Bujar Osmani deklaroi se në autobus po udhëtonin 53 persona dhe të gjithë viktimat janë moshë e re mes tyre edhe 12 fëmijë.

Advertisements

Osmani ka theksuar se një ndër shkaqet e tragjedisë është pista e përplasjes së autobusit, gabim njerëzor ose ndonjë defekt teknik.

Ndër të tjera ministri bën me dije se shumica e viktimave kanë qenë nga Shkupi, pasi kompania turistike “Besa Trans”, operon në kryeqytetin maqedonas dhe organizon turne turistike dhe tregtare drejt Stambollit.

Advertisements

Osmani ndër të tjera ka vënë në dukje se nga të dhënat paraprake nga kompania rezulton se shumë të rinj kanë qenë regjistruar për të udhëtuar.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion për momentin në lidhje me gjendjen e të mbijetuarve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“U hodhën nga dritaret për të shpëtuar”, detaje nga aksidenti tragjik ku humbën jetën persona nga Maqedonia e Veriut
Artikulli tjetër“Hyeda zemër, ke qenë gjithnjë…”. Moderatori i njohur i shokuar nga lajmi tragjik, shpërthen në lot, poston foton e dhimbshme