32-vjeçari u ekzekutua në një atentat mafioz të Astiri, zbardhet dëshmia e një prej shokëve të Erigers Mihasit

Zbardhet dëshmia e një prej miqve të Erigers Mihasit, 32-vjeçarit që u ekzekutua në një atentat mafioz të Astiri, mbrëmjen e së shtunës. Shoku i viktimës A.H. ka treguar për policinë se 32-vjeçari ishte i kujdesshëm kur lëvizte dhe nuk ulej prej disa muajsh në lokale.

Advertisements

“Erigersi ishte shumë i kujdesshëm kur lëvizte, kontrollonte deri me 4 makina mbrapa. Kishte disa muaj që nuk ulej në lokale, por kur dilte me ta lëvizte me makinë”, ka thënë shoku i viktimës.

Mihasi dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit ku humbi jetën dhe Armando Dumani. Për ngjarjen po hetohen anëtarët e “klanit Duka”. Mihasi ishte krahu i djathtë i Ervis Martinajt, ndërsa u vra kur kishte pak ditë që ishte kthyer nga jashtë shtetit.

Advertisements

Kujtojmë se ditën që u ekzekutua, kishte një vajzë në makinë, të cilën e la tek zona e Komunës së Parisit rreth orës 19:30 dhe sapo mbërriti në Astir, u ekzekutua me breshëri plumbash, së bashku me shokun e tij.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVrasja e 18 vjeçares shqiptare/ Ja çfarë ka vendosur Gjykata për 2 autorët
Artikulli tjetërPresidenti Meta në ceremoninë e 100-vjetorit të Luftës së Dibrës: Nuk ka gjë më të shenjtë se Pavarësia e Shqipërisë