“250 euro vetëm mbrojtësja e telefonit”/ Luksi i shfrenuar i Loredanës, zbulohet shuma marramendëse e byzylykut të dorës

Ajo është e njohur për luksin që bën dhe këtë tashmë e ka dëshmuar përmes postimeve në rrjete sociale.

Advertisements

Bëhet fjalë për reperen shqiptare, e cila jeton dhe vepron mes Zvicrës e Gjermanisë, Loredana Zefin, që tanimë po vazhdon të jetë mjaft e komentuar sa për jetën ashtu edhe për të bëmat e përditshme.

Biondja, e ndjekur nga tre milionë njerëz, së fundmi mori vëmendje për një nga paraqitjet me një kostum të gjelbër me vija.

Advertisements

Faqja ‘Shqip Closet’ kësaj radhe ka komentuar çmimet e dukjes së Lorit, duke sjell një vlerë të tërësishme, shkruan Telegrafi.

Kostumi që ka veshur i ‘Yaismina’ kushton komplet 90 euro, ndërsa vetëm byzylyku i ‘Cartier’ kap vlerën e mbi 61 mijë eurove.

Ajo po ashtu mbante një futrollë të markës ‘Prada’ që kushton hiç më pak se 250 euro.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kur je komshi dhe të lidh…”/ Rama takon Leonardo Di Caprion në Samitin e Glasgow-t, zbulon detaje nga biseda
Artikulli tjetër“Me shokët nuk puthem”/ Fifi ‘shpërthen’ ndaj Granitit, ja për kë bëhet xheloze këtë radhë