Një i ri shqiptar do ta paguajë shtrenjtë përfshirjen në vrasjen e një anëtari të një bande rivale në zonën South Yorkshire në Angli.
Advertisements
Top Channel duke iu referuar prokurorisë angleze raporton se Arlind Nika 16 vjeç u dënua me 12 vite burg. Burgime të gjata morën edhe tre të rinj të tjerë që të gjithë britanik.
Advertisements
Lewis Williams 20 vjeç u godit me armë tek sa Nika dhe tre të tjerët po udhëtonin me makinë në Mexborough 11 Janar 2021. Plagët e marra në qafë dhe kokë i shkaktuan vdekjen Williams.
Gjykatës iu tha se viktima u shënjestrua për tu vrarë pasi ishte pjesë e një grupi tjetër kriminal njohur si ‘Pittsmoor Shotta Boys.’
Arlind Nika bashkë me tre personat e tjerë udhëtuan më makinë në lagjen e viktimës përmes një makine tip Jaguar ngjyrë blu për të gjetur antarin e bandës rivale Lewis Williams.
Ata kishin me vete edhe një armë tip pistoletë me të cilën lëshuan disa plumba nga makina drejt një grupi të vogël njerëzish në rrugën Wath Road.
Sipas prokurorisë kjo ishte një vrasje e planifikuar. Pas vrasjes makina u gjet e djegur në Bolton upon Dearne.
Prokurorja Claire MacDonald tha se “Kjo ishte një vrasje e llogaritur mirë me gjakftohtësi në stilin e përplasjeve të bandave në mes të ditës”.
Arlind Nika u gjet fajtor si pjesëmarrës në këtë krim por jo për vrasje pasi nuk ishte ai që e shkrepi armën. Antarët e tjerë të bandës ku ai bënte pjesë Nika, u dënuan si më poshtë.
Jack Parkes 21 vjeç dhe Taylor Meanley 17 vjeç u dënua me nga 27 vite burg secili.
Joe Anderton 18 vjeç u dënua me 12 vite burg.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!