Zayn Malik i rrahu vjehrrën, vjen reagimi ‘i fortë’ nga Dua Lipa!

Modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik raportohet se janë ndarë pas gjashtë vitesh bashkë.

Advertisements

Arsye për këtë raportohet të jetë sulmi i Malik ndaj nënës së modeles, Yolanda Hadid.

Malik thuhet se ka rrahur vjehrrën e tij, meqenëse ajo ka postuar në rrjete sociale foto të vajzës së tij të vogël, Khaia.

Advertisements

Nuk ka munguar as reagimi i këngëtares kosovare Dua Lipës, e cila është në lidhje me djalin e Yolanda Hadid, Anëar Hadid.

Daily Mail raporton se bashkë me Bella Hadid dhe Anëar Hadid, edhe Dua ia ka hequr folloë-in Zyan Malikut.

E vetmja që akoma e ndjek këngëtarin është Gigi Hadid.

Pas këtij incidenti ka reaguar edhe vetë Zayn. Ai i ka mohuar me vendosmëri akuzat, duke thënë se mosmarrëveshja e tyre ishte thjesht një shkëmbim “fjalësh të ashpra”.

“Mohoj kategorikisht se kam goditur Yolanda Hadid dhe për hir të vajzës sime refuzoj të jap detaje të mëtejshme. Shpresoj që Yolanda të rishqyrtojë akuzat e saj të rreme dhe të vendosë t’i menaxhojë këto probleme familjare në mënyrë private”, tha këngëtari për median e huaj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE tradhtoi me shokun e ngushtë/ Burri masakron me thikë ish-gruan, lë jetim 4 fëmijë (FOTO)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Bie numri i të infektuarve në vendin tonë, ja sa raste të reja dhe humbje jete u regjistruan në 24 orë