Vazhdon sherri, Atdheu i kthehet keq Andit: Rritu pak se…

Atdhhe Xharavina dhe Andi Artani prej kohësh i kanë dhënë fund miqësisë dhe nuk kanë munguar deklaratat për njëri-tjetrin në intervista e postime Instagrami.

Advertisements

Atdheu ka treguar se në momentin kur Andi dhe Jasmina u ndanë përfundimisht, Andi i kërkoi të mos publikonte më foto me Jasminën dhe ai e respektoi kërkesën e shokut. Nga ana tjetër, sipas Atdheut, Andi nuk bëri të njëjtën gjë në momentin që ai u nda nga Sara.

I ftuar te “Shqipëria Live”, Andi tha se Atdheu është kokëfortë, e ka kuptuar gabimin e tij dhe se po pret falje prej tij.

Advertisements

Pas këtyre deklaratave Atdheu bëri një postim në Instastory ku dukej qartë që i drejtohej Andit duke i thënë mos të presë kot falje prej tij.

“Jam mjaftueshëm i rritur dhe i vetdijshëm për gabimet që bëj në jetë dhe nuk kam pas kurrë turp të kërkoj falje për ato gabime, paske dal sot me deklaratë që do nga unë të them më fal po ska gjë do kalojnë dhe ca vite do rritesh dhe pak dhe do i kuptosh dhe do i shofësh gjërat ndryshe, por fal e ke edhe këtë herë si shumë herë tjera veç pse qënke mirënjohës se kam mendu që edhe këtë nuk e ke suksese në jetë, mos prit gjë nga unë për gabimet e tua se do plakesh nëse e pret atë ditë të vijë”, shkruan Atdheu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSemi tha se nuk ka asgjë me Donaldin, por ja ç’thonë banorët për dyshen
Artikulli tjetërBieta i ngatërroi emrin me Noizyn, Stresi bën reagimin e papritur