Vaksinimi me detyrim, flet Rakacolli: Besoj se studentët e kulturuar do t’i bindim

Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli e ftuar në Radarin Informativ deklaroi se procesi i vaksinimit në radhët e studentëve është i domosdoshëm. Rakacolli u shpreh se ka bindjen se duke pasur përpara një brez të kulturuar do arrihet në bindjen e tyre për të marrë vaksinën.

Advertisements

Ajo mori shembull universitetin e “Harvardit” në SHBA ku tha se 96% e studentëve janë të vaksinuar. Ndalur tek ngurrimi i disa prej studentëve për shkak të mungesës së garancisë, Rakacolli deklaroi se garancia e vetme është që vaksina mbron.

“Është një kaos. Nuk mund të diskutoj tani për këtë pjesë, Por për fjalën detyrim, është vajtja në auditor i shëndetshëm është një detyrim që ka njeriu karshi shëndetit publik. Kjo ka ekzistuar që në bashkësitë primitive. Të jetosh në bashkësi duhet të zbatosh rregullat. Ne themi të hysh i shëndetshëm në auditor. Vaksinimi nuk është i detyruar, por i informuar. I është vënë kusht të jenë të shëndetshëm që të mos marrin vetë sëmundje dhe të mos ia transferojnë të tjerëve.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFundjavë “dimri”, meterologia Lajda Porja tregon ndryshimet e mëdha që priten
Artikulli tjetërFundi i tetorit do të sjellë të papritura për këto shenja, vjen paralajmërimi i Paolo Fox