Debatet brenda shtëpisë së “Big Brother” nuk kanë të sosur. Banorët janë tensionuar dhe kanë debatuar ashpër për shkak të një shkopi që Fifi ka mbajtur në dorë përgjatë ditëve të fundit.
Advertisements
Së fundmi, Monika ka sqaruar se sherri i saj me Fifin ka qenë lojë dhe shkopi ka qenë gjithashtu pjesë e lojës. Mirëpo kjo nuk i ka qetësuar banorët, të cilëve iu është prishur qetësia dhe gjumi për shkak të këtij sherri, madje Semi kaloi në atak paniku.
Ndërkohë, Monika ka gjetur gozhdën me të cilën gdhend Donaldi dhe ka shpërthyer kundër tij:
Advertisements
Monika: Gjeta sot këtë (nxjerr gozhdën), kjo është më e rëndë se një shkop.
Donaldi: Jo, jo
Monika: Ti ça ke?
Donaldi: Është e imja m
Monika: Pse e mban ti këtë?
Donaldi: Ma jep
Monika: Nuk ta jap
Donaldi: Unë gdhend dhe jam artist shpirti, e përdor për të gdhendur
Monika: Me këtë vriten në burgje
Donaldi: Nuk e mbaj në dorë atë, nuk e mbaj me vete
Monika: Nuk u ndjeva mirë kur e gjeta
Donaldi: Ju nuk jeni mirë
Monika: Nuk je ti mirë
Donaldi: Nuk je mirë sepse atë nuk ma gjete mua në dorë. Po më akuzon. Kam pasur super respekt për ty dhe të kam mbrojtur se nuk më janë dukur të sakta veprimet e Fifit për ty
Monika: Ore zotëri ça është kjo?
Donaldi: Gdhend moj dhe dua të gdhend
Monika: Pse e lë rrugëve?
Donaldi: Se nuk e mbaj në dorë unë atë. Po ngatërron situatat
Monika: Shkopi u mor në formë batute që të fillonim lojën ne
Semi: Jo, jo, loja me emocionet e mia nuk ka
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!