‘Squid Game’ “pushtoi” globin, krijuesi i serialit bën deklaratën shokuese!

Ju kujtohet seriali që ‘pushtoi’ globin? Sigurisht që po! “Squid Game”, seriali korean ishte më i shikuari ndonjëherë në ‘Netflix, por kjo nuk e bëri aspak të pasur krijuesin/ regjisorin e këtij seriali, Hëang Dong-Hyuk!

Advertisements

Hwang, 50-vjeç, i cili shkroi skenarin dhe ishte regjisor i nëntë episodeve të ‘Squid Game’ u pyet në një intervistë nëse ai tashmë është po aq i pasur sa konkurrenti fitues i lojës, por ajo që do ju habit është përgjigja që ai dha!

Ai qeshi dhe tha: “Unë nuk jam aq i pasur, por unë kam mjaftueshëm para për të shtruar ushqim mbi tryezë. Nuk është se Netflix po më paguan një bonus. Netflix më pagoi sipas kontratës origjinale”.

Advertisements

Dokumentet e zbuluara treguan se prodhimi i shfaqjes kushtoi 15.5 milionë funte (21.28 milionë dollarë), që rezulton në 1.75 milionë funte (2.4 milionë dollarë) për episod.

Netflix tani vlerëson se mbi 142 milionë abonentë e kanë parë shfaqjen, duke përfshirë 4.4 milionë abonentë të rinj, dhe vetë shfaqja besohet se vlen rreth 650 milionë funte (892.2 milionë dollarë) për Netflix-in në tërësi.

Hwang zbuloi gjithashtu se skenari dhe regjia e çdo episodi ishte një sprovë kaq stresuese saqë ai humbi gjashtë dhëmbë gjatë prodhimit.

“Ishte e lodhshme fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht. Vazhdova të kisha ide të reja dhe të rishikoja episodet ndërsa po filmonim, kështu që sasia e punës u shumëfishua”, tha Hwang.

Ai gjithashtu zbuloi se seriali origjinal ishte frymëzuar nga vështirësitë financiare të familjes së tij, pas kolapsit ekonomik global të vitit 2009.

Hwang tregoi se ishte duke punuar në një film, por nuk arriti të merrte financim. “Kështu që nuk mund të punoja për rreth një vit. Na u desh të merrnim kredi – nëna ime, unë dhe gjyshja ime”.

“Squid Game” u publikua më 17 shtator, me regjisorin Hwang që zbuloi se qëllimi ishte të ishte shfaqja numër 1 në Netflix…për vetëm brenda një dite.

Hwang foli edhe për thashethemet për një sezon i dytë, por ai nuk është ende i sigurt nëse do të ndodhë, pasi ka projekte të tjera për të cilat dëshiron të punojë.

“Sigurisht që flitet. Kjo është e pashmangshme sepse ka qenë një sukses i tillë. Unë jam duke e vënë atë në konsideratë. Kam një projekt të nivelit shumë të lartë në mendjen time, por nuk do ta punoj menjëherë. Ka një film që dua ta bëj shumë. Unë jam duke menduar se çfarë të bëj më parë.”, tha ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSherri me Ilirin, përlotet Donaldi: Më duket sikur po humbas veten
Artikulli tjetërDetaje tronditëse nga dhunimi i të miturës në Kamëz: Babai e kishte kafshuar në organet gj*nitale…Flet nëna: Vajza nuk ka asgjë, pse ma arrestoni burrin?