Sot nisin reshjet e shiut, temperaturat zbresin në 4°C, ja si parashikohet moti sot

Nga sot mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura.

Advertisements

Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e shtrëngata lokale, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1 deri 5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Advertisements

Temperaturat parashikohen:

– në zonat malore 4°C deri në 18°C;

– në zonat e ulëta 7°C deri në 23°C;

– në zonat bregdetare 10°C deri në 23°C.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e sotme, 21 tetor 2021
Artikulli tjetërTrejsi Sejdini “çmend” ndjekësit, i heq të gjitha dhe tregon gjoksin(Foto)