Firma e ndërtimit “Salillari” është shkaktarja kryesore e krimit mjedisor që po ndodh në fshatin Ibë.
Advertisements
Një tjetër skandal është shënuar nga kjo firmë ndërtimi nën “syrin” e policisë dhe inspektorëve të mjedsit në dritën me diell.
Firma e ndërtimit “Salillari” ngarkon inerte në kantierin e saj të ndërtimit dhe me makina i shkarkon ato në Fshatin Ibë. Inertet që shikoni në video i përkasin kantierit pranë Liqenit të Thatë në Selitë (kopshtit zoologjik) njohur ndryshe si Farka.
Advertisements
Videoja tregon qartë ngarkimin e inerteve në kantier dhe rrugën që ato bëjnë, futen në unazën e madhe dhe marrin rrugën për në Ibë një zonë turistike në të cilën “Salillari” shkarkon inertet e tij në mënyrë të jashtëligjshme.
Prej kohësh “Salillari” depoziton si të dojë dhe ku të dojë pa pengesa nga shteti. Nuk dihet se si e siguron këtë mbrojtje nga policia bashkiake dhe ajo rrugore “Salillari” por nje gjë është e sigurt, se kjo vepër penale po ndodh para syrit të banorëve të Tiranës dhe atyre të fshatit Ibë, ankesat e te cilëve nuk i dëgjon askush.
Megjithëse kjo vepër penale e ndotjes së ambientit dënohet nga kodi Penal 2 deri në 10 vjet, deri tani kjo kompani ka mbetur e paprekshme. Ky skandal i dokumentuar me video është nje thirrje për organet e rendit, të cilat në këtë rast duket se janë bërë pale me këtë k rim mjedisor të pandërshkuar. Nëse nuk veprohet “Salillari” do e kthejë shumë shpejt fshatin Ibë në një mal me plehra.Dosja.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!