TIRANË– Koreografi Albi Nako është vënë sërish në fokus të rrjeteve sociale për bullizmin që ka ushtruar ndaj një vajze të vogël, për shkak të peshës së saj. Vajza e cila është konkurente për kërcim në emisionin ‘T’ka mami yll’ është ironizuar nga Nako për peshën duke e pyetur nëse i pëlqen më shumë të kërcejë apo të ushqehet. Vajza i thotë se i pëlqen më shumë të kërcejë.
Advertisements
Më pas Albi Nako e pyet vajzën se cili nga djemtë krah saj e ka trupin më të bukur për balet. Ky ishte një moment si sikletshëm për vajzën, e cila u zu ngushtë dhe u ndje e bullizuar. Madje kjo nuk përfundon vetëm me Albin, por dhe anëtarja tjetër e jurisë Erjona Rusi, e pyeti vajzën nëse do të ndalonte së ushqyeri për të kërcyer.
Advertisements
MIN:42:30
Albi Nako: Ty të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh?
Vajza: Të kërcej.
Albi Nako: Sigurtë?
Erjona Rusi: Domethënë do rrish pa ngrënë për të kërcyer?
Albi Nako: Jo nuk do rrijë pa ngrënë…
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!