“Shpërndani disa batanije për ngrohje”/ Deputeti i PD nuk ndal me batutat e tij: “Kisha sjellë një palë çizme për ministren, por s’mi lejoi…”

Deputeti demokrat Saimir Korreshi në fjalën e tij në Kuvend nuk i ka kursyer batutat. Ai u shpreh se i kishte sjellë ministres së Bujqësisë një palë çizme si dhuratë nga fermerët e Lushnjes, por Garda nuk e kishte lënë t’i fuste në Kuvend.

Advertisements

“Kisha një shqetësim me bujqësinë. Disa fermerë më kanë ngritur disa probleme. Më kishin bërë edhe një dhuratë për ministren e Bujqësisë, një palë çizme, por Garda nuk na e la t’i fusnim dhe i këkroj ndjesë që nuk mund t’ia jepja dhuratën. Në rast se të bie rruga, ka 2 probleme emergjente për fermerët sot. Problemi ka dalë për domaten “ozgan”. Është një bimë që sjell shumë pak fruta. Keni thënë se ka pasoja negative të klimës, por kjo nuk qëndron, pasi në të njëjtën serë janë mbjellë dy hibride, por vetëm “ozgan” nuk prodhon”, tha Korreshi.

Ai ka përmendur edhe rastin e një sipërmarrësi në Lushnje, i cili mori fondin për mbledhjen e shalqinjve, lidhi edhe kontratat me fermerët, por në fund asgjë nuk u realizua.

Advertisements

“Kemi edhe rastin e një siëprmarrësi që ka gënjyer fermerët. Ka marrë një fond për grumbullimin e frutit. Siç më thonë fermerët, kjo nuk është realizuar, por lekët janë rruajtur si gjithmonë. Ky zotëria, farën ua serviri, lekët i mori për plehrat dhe lidhi edhe kontratat pa noterë. Doli edhe reklamë, bëri edhe panair dhe tha që do konkurojmë Greqinë, e në fund siç i themi ne nga Lushnja, opingat, se gjithë shalqiri ngeli në arë. E di se ministrja ka shumë punë, por të vijë. E di se është shtrenjtuar pak nafta, por shiko mos gjen nga ato tollonat që do shpërndaje. Gërrmo në ndonjë sirtar”, u shpreh deputeti.

Një tjetër çështje që preku Korreshi ishte edhe borxhi që do të marrë shteti për OSHEE. Ai tha se do ishte mirë që një ojesë e këtyre lekëve të përdoreshin për të blerë batanije dhe për t’ua shpërndarë qytetarëve, në mënyrë që të ngrohen.

“Kam edhe dicka në lidhje me OSHEE-në. Ju po merrni shumë lekë. Unë mendoj se me një pjesë të borxhit të blini disa batanije dhe t’i shpërndani për familjet që të ngrohen, pasi nuk kanë mundëis të ngrohen për shkak të çmimit të energjisë. Edhe batanijet që kanë patur u janë grisur në këto 8 vite qeverisje”, shtoi Korreshi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShijoni golat më të bukur të sezonit 2021/2022 deri më tani (VIDEO)
Artikulli tjetërHelmimi i 600 qytetarëve/ ISHP ‘ngre alarmin’ pas analizave: Kemi epidemi hidrike, prani e bakterit enterokok pas shirave!