Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom shpalli urgjencën për shkak të thatësirës, duke u bërë thirrje të gjithë kalifornianëve të bëjnë më shumë për të ruajtur ujin përballë një prej thatësirave më të këqija të regjistruara ndonjëherë në shtet.
Advertisements
“Ndërsa shtetet në perëndim të SHBA-së përballen me vitin e tretë potencial të thatësirës, është e domosdoshme që kalifornianët në të gjithë shtetin të dyfishojnë përpjekjet tona për të kursyer ujë në çdo mënyrë të mundshme’’, theksoi Newsom.
Ndërsa shumica e 58 qarqeve të Kalifornisë kanë qenë në gjendje emergjence të thatësirës që nga korriku, shpallja e Newsom shtoi edhe tetë qarqet e fundit të mbetura dhe bëri apel që qytetarët të zvogëlojnë vullnetarisht përdorimin e ujit me 15%.
Advertisements
Deklarata vjen kur zyrtarët shtetërorë të ujit njoftuan se banorët e Kalifornisë e ulën konsumin e ujit me 5 për qind në gusht, një përmirësim modest nga korriku, kur shteti e ndërpreu përdorimin e tyre me 1,8 për qind..
Tetë qarqet e shtuara në deklaratën e urgjencës përfshijnë qarqet e Los Anxhelesit dhe Oranges si dhe pjesën tjetër të Kalifornisë Jugore dhe San Franciskos.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!