Shkencëtarët ngrenë alarmin: Qielli po humbet dritën, Toka po errësohet

Një studim i ri i kryer nga “Earth-Albedo” në Unionin e Gjeofizikës Amerikan (AGU) thotë se Toka është duke u errësuar, për shkak të ngrohjes globale.

Advertisements

Shkencëtarët thonë se kjo është arsyeja pse qielli në perëndim duket më i errët, pa shumë larmishmëri ngjyrash dhe reflektimesh.

Nxehtësia shtesë që arrin në sipërfaqen e Tokës, ka shkaktuar rritjen e temperaturës së oqeaneve.

Advertisements

Rezultati i këtij studimi bie në kundërshtim me atë që shumë shkencëtarë kishin shpresuar. Ata kishin shpresuar se një Tokë më e ngrohtë mund të çonte në krijimin e reve më të mëdha dhe reflektim më të madh, pra më shumë nxehtësi nga Dielli që do të reflektohej.

Toka tani po reflekton rreth gjysmë vat më pak dritë për metër katror sesa ishte 20 vjet më parë. Pjesa më e madhe e rënies ka ndodhur në tre vitet e fundit. Toka reflekton rreth 30% të dritës së diellit që shkëlqen mbi të.

Philip Goode, autori kryesor i studimit tha se ndryshimet në reflektimin e Tokës shkaktohen nga një fenomen në Tokë. Ndryshimet janë për shkak të përmbysjes së një gjendjeje klimatike të quajtur Lëkundje Dekadale e Paqësorit, me lidhje të mundshme me ndryshimet klimatike.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHapet sot Lotaria Amerikane, këtë detaj duhet me patjetër t’a dini për aplikimin këtë vit
Artikulli tjetërProtestë për rritjen e çmimeve, aktori i humorit konfirmon: Do të marrë pjesë edhe unë. Është mbushur kupa dhe po derdhet…!