Shkelën rregullat e ”Vëllait të Madh”/ Ja cili është dënimi që do të vuajnë banorët rebelë

‘’Big Brother Vip’’ ka nisur pak çaste më parë spektaklin e shumëpritur të së martës mbrëma.

Advertisements

Për banorët e shtëpisë ky show nuk ka nisur dhe aq këndshëm saç ata e prisnin.

Gjatë javës së parë të qendrimit në shtëpi ata kanë shkelur vazhdimisht rregullat e vendosura nga ‘’Vëllai i Madh’’ dhe për këtë arsye në shtëpi më herët kishte mbërritur një zarf i zi.

Advertisements

Konkurentët kanë rezultuar se kanë fikur mikrofonat, kanë dëmtuar objektet e shtëpisë, nuk kanë rrespektuar kohën e përgatitjes për spektaklin, kanë mbuluar nga kamera ambjente të shtëpisë edhe shumë rregulla të tjera.

Për këtë arsye ‘’Big Brother” ka vendosur që të dënojë disa prej banorëve më ‘’rebelë’’ në mënyrë të tillë që të ndërgjegjësohen për korrektësinë dhe disiplinën që duhet të kenë gjatë qendrimit në shtëpinë më të famshme të shqiptarëve.

Të dënuarit janë Fifi, Iliri, Paloma dhe Arditi të cilët do të duhet të qendrojnë tek Shtëpia e Dënimit për dy ditë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇifti i parë në BBV? Fifi dhe Graniti i shprehin hapur dashurinë njëri-tjetrit
Artikulli tjetërGenard Hajdini rrëfen historinë e pa treguar më parë! Ja si i mori e dashura 50 milionë lekë